992 nxënës kanë braktisur shkollimin në Kosovë gjatë vitit 2021. Prej tyre, 109 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën, ndërsa 883 të tjerë në shkollat e mesme.
Sipas Kosova Press, kjo ka bërë që sistemi arsimor të ketë 1600 mësues më shumë nga sa nevojitet.
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci deklaroi se për të ruajtur këtë numër mësuesish duhet punuar me klasa të vogla.
Ai tha se duke filluar nga viti i ardhshëm, do t’i kërkojë komunave që të mos i nxjerrin në pension mësuesit, pa bërë një analizë të mirëfilltë.
Në Kosovë, 400-500 mësues dalin në pension dhe sipas ekspertëve të arsimit, zgjidhja e duhur do të ishte risistemimi i atyre që janë të përfshirë në sistemin arsimor.
LEXONI GJITHASHTU
- Shqipëria, vendi i parë në rajon për studentët që largohen
- Prej tre vitesh studente në Greqi: U largova pas protestave