English

Kosta Rika bllokon sasinë më të madhe të kokainës në histori

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Kosta Rikës ka bërë bllokimin e sasisë më të madhe të drogës që ka kapur ndonjëherë në historinë e saj, duke zbuluar më shumë se 5 tonë kokainë në një kontenier.

- Advertisement -

Kokaina ishte fshehur në një ngarkesë me lule që kishte si destinacion Holandën, citon agjencia e lajmeve AFP ministrin e Brendshëm, Michael Soto Rojas. 

Gjatë kontrollit në anijen e dyshimtë, autoritetet zbuluan 202 valixhe që kishin në total 5 048 pako me kokainë, pasha e secilës ishte 1 kg.

Deri tani policia ka vënë në pranga një person të dyshuar. Bëhet fjalë për një 46-vjeçar nga Kosta Rika.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?