English

Kovaçevski dorëzon në Kuvend emrat e rinj të kabinetit qeveritar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet të miratojë të hënën ndryshimet në kabinetin qeveritar. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dorëzuar ndryshimet në qeveri, të kryera pas afrimit të partisë Aleanca për Shqiptarët.

- Advertisement -

Kjo parti do të drejtojë tre ministri, atë të Drejtësisë nga krenar Lloga, të Shëndetësisë nga Fatmir Mexhiti dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës nga Azir Aliu.

Partia e drejtuar nga Arben Taravari do të marrë edhe pozicionet në nivel zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Drejtuesit e koalicionit mazhoritar kanë deklaruar se afrimi i Aleancës për Shqiptarët bëhet me qëllim shtimin ne numrave në Kuvend për të miratuar ndryshimet nevojshme Kushtetuese. Këto ndryshime kanë për synim njohjen e minoritetit bullgar në vend dhe zhbllokimin e procesit të negociatave me Bashkimin Europian.

Megjithatë, dyshimet mbi këtë koalicion jashtë shumta, pasi kundërshtarët po i kujtojnë kritikat që Aleanca për Shqiptarët ka drejtuar më parë ndaj qeverisë sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar.  

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?