Sot në orën 15:00 pritet vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Komisioneri publik kërkon shkarkimin e saj nga detyra edhe në bazë të rekomandimit të vëzhguesve të operacionit ndërkombëtar të monitorimit.
Sipas komisionerit, prokuroja Imeraj ka probleme në të 3 komponentët e vlerësimit, pasurinë , pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Vetë Imeraj ka kundërshtuar këto gjetje duke dorëzuar shumë prova.
Sipas saj segmente të caktuara nuk e duan në sistemin e drejtësisë dhe kanë manipuluar denoncime që janë marrë parasysh pa u verifikuar nga komisioneri publik.
Në shkallën e parë të vetingut Imeraj u konfirmua në detyrë.
LEXONI GJITHASHTU: