English

Shkarkohet kreu i Apelit Vlorë, nuk justifikon pasurinë dhe shkollimin e vajzës në SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vala e shkarkimeve të gjyqtarëve të Apelit nga vetingu vazhdon, pavarësisht se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ngritur alarmin se Gjykatat e Apelit janë në kolaps. I radhës që nuk kaloi shkallën e parë të procesit të rivlerësimit ishte Skënder Haluca, kryetar i Gjykatës së Apelit Vlorë.

- Advertisement -

Hetimi ndaj Halucës u zhvillua vetëm për kriterin e pasurisë. Nga gjetjet komisionit gjyqtari nuk mund të justifikojë disa pasuri dhe shpenzime të kryera. Konkretisht ai kishte mungesë burimesh financiare për ndërtimin e një apartamenti në Sauk, probleme me shit-blerjen e disa pronave. Gjithashtu nuk justifikohej me dokumentacion shpenzimet qe janë përdorur në shkollimin e vajzës së tij në SHBA.

Të njëjtin fat pati edhe gjyqtari I gjykatës kundër krimit të organizuar dhe korrupsion Ardit Mustafaj. Ai u shkarkua për shkak se kishte problem me justifikimin e pasurisë. Mustafaj është gjyqtari i cili dënoi me 3 vite shërbim prove ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Ai ndryshoi akuzën e prokurorisë nga trafik ndërkombëtar droge ne kuadër të gripi të strukturuar kriminal në shpërdorim detyrë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?