English

KQZ hedh shortin, kërkesa e Berishës për logon në dorë të ish-ministrit të tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shorti i hedhur mëngjesin e së dielës në KQZ ka caktuar relatorët për ankimimet e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt në KAS për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit.

- Advertisement -

Pas hedhjes së shortit në KQZ rezultoi që kërkesën e grupimit të Berishës për logon e Partisë Demokratike në këto zgjedhje do ta relatojë Ilir Rusmali.

Ndërkohë për ankimimin e bërë nga PD zyrtare është caktuar Koli Bele, ndërsa relator i kërkesës së partisë “Lëvizja Bashkë” është Elvis Çefa.

Ilir Rusmali ka qenë ministër Drejtësie në qeverinë Berisha.

Dy ditë më parë, KQZ shtyu vendimin për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa i la 48 orë në dispozicion për plotësimin e dokumentacionit, por kjo gjë nuk ndodhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×