English

KQZ miraton numrin e kandidatëve për 11 majin: 46 mandate janë në listë të mbyllur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për caktimin e numrit të kandidatëve për deputetë në listat shumëemërore, për çdo zonë zgjedhore, për zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen më 11 maj 2025.

- Advertisement -

Sipas këtij vendimi, numri total i kandidatëve për deputetë që do të paraqiten nga listat e partive politike do të jetë 186.

Nga këta kandidatë, 46 do të jenë në listë të mbyllur, çka do të thotë se nëse forca e tyre politike i siguron mandatin në qarkun ku kandidojnë, ata do të jenë automatikisht në parlamentin e ardhshëm.

Ndërkohë që pjesë e mbetur prej 140 kandidatësh do të jenë në listë të hapur.

Ata do të garojnë brenda listës për të siguruar një numër të lartë votash personale për të tejkaluar kolegët, në mënyrë që të fitojnë mandatin.

Ndarja e mandateve për secilin qark:

  • Qarku Berat, 7 mandate, 2 në listë të mbyllur
  • Qarku Dibër, 5 mandate, 2 në listë të mbyllur
  • Qarku Durrës, 14 mandate, 5 në listë të mbyllur
  • Qarku Elbasan, 14 mandate, 5 në listë të mbyllur
  • Qarku Gjirokastër, 4 mandate, 1 i renditur
  • Qarku Fier, 16 mandate, 5 në listë të mbyllur
  • Qarku Korçë, 10 mandate, 3 në listë të mbyllur
  • Qarku Kukës, 3 mandate, 1 i renditur
  • Qarku Lezhë, 7 mandate, 2 në listë të mbyllur
  • Qarku Shkodër 11, 4 në listë të mbyllur
  • Qarku Tiranë, 37 mandate , 12 në listë të mbyllur
  • Qarku Vlorë 12, 4 në listë të mbyllur

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?