Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 10 nëntor miratoi rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe.
Deputetët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje më 7 nëntor nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.
Rekomandimet e kandidatëve nga KQZ-ja janë bërë pas kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kandidatët e rekomanduar nga Lista Serbe që do të zëvendësojnë deputetët e dorëhequr janë: Millan Kostiç, Zoran Maksimoviç, Olivera Zdravkoviç, Millan Joksimoviç, Ksenija Bozhoviç, Radosh Mihajlloviç, Nenad Radenkoviç, Svetisllav Gjokiç, Biljana Makshiç dhe Cvetko Veljkoviç nga Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dorëzimi i mandateve nga Lista Serbe, KQZ në Kosovë pret shpalljen e zgjedhjeve
- Krizë kushtetuese pas dorëzimit të mandateve nga Lista Serbe? Flet Glauk Konjufca