English

Krah pune i huaj, ligji i ri lehtëson procedurat për shtetasit nga Afrika dhe Azia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Marrja e vizës për të gjithë ata persona, të cilët duan të vijnë në vendin tonë jo vetëm si turistë, por edhe për të punuar do të jetë më e lehtë.

- Advertisement -

Kjo pasi qeveria ka miratuar një projektligj, i cili do të votohet këtë të mërkurë në seancën plenare dhe propozon ndryshime në legjislacion duke mundësuar marrjen e vizës në 30 ditë nga 60 që është tani.

Argumentimi për lehtësimet është sepse në Shqipëri mungon fuqia punëtore për të përballuar rindërtimin pas tërmetit të nëntorit. Por edhe mungesa e punëtorëve në sektorë të tjerë të ekonomisë.

“Ky propozim vjen pasi, bazuar në një analizë paraprake të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 dhe fuqisë punëtore në vend, konsiderohet se ka pamjaftueshmëri të fuqisë punëtore për të mundësuar rimëkëmbjen nga fatkeqësia natyrore brenda një periudhe kohore të arsyeshme”, është shprehur kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama.

Këtë shqetësim kryeministrit Rama ia shprehu sot nga Durrësi edhe Kryebashkiaku i komanduar Zhyljen Varfaj.

Por sipas deputetit të opozitës parlamentare z. Ralf Gjoni ajo që thuhet në relacion është e pa vërtetë sepse projektligji nisi të hartohej përpara tërmetit.

Ata që përfitojnë më shumë nga ky ligj, janë shtetasit e vendeve aziatike, afrikane dhe vendeve të Amerikës së Jugut, procedura për të cilët do të lehtësohet ndjeshëm.

“Shtetasit e vendeve që kanë nevojë për viza dhe aplikojnë për t’u pajisur me viza janë nga kontinentet e tjera, ku Republika e Shqipërisë ka shumë pak përfaqësi.

Praktikisht, kontinenti aziatik, afrikan dhe jugamerikan mbulohen nga një përfaqësi, në të cilën aplikojnë shtetas të ndryshëm nga i gjithë kontinenti ku ndodhet përfaqësia.

Në këto kushte, kur vendi ynë nuk mund të shtojë ndjeshëm numrin e përfaqësive në kontinentet e tjera, ofrimi i procedurave on-line mbetet alternativa e vetme për një shërbim të shpejtë dhe të arsyeshëm”, është shprehur z. Ralf Gjoni.

Sipas Gjonit prioritet i qeverisë duhet të jetë punësimi i shqiptarëve, dhe jo mbushja e boshllëkut që lë emigrimi, me shtetas të huaj.

Me ndryshimet e reja shtetasit e huaj mund të aplikojnë online, pa qenë nevoja të paraqiten fizikisht në ambasadë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?