English

Kraja: Ka indicie që prokurorë e gjyqtarë janë kërcënuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i SPAK Arben Kraja, në një deklaratë për mediat ditën e sotme pas takimit me prokurorët për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka theksuar se ka indicie që prokurorë e gjyqtarë që hetojnë dosje me personazhe të fuqishëm janë kërcënuar.

- Advertisement -

”Ka indicie që prokurorë e gjyqtarë që hetojnë dosje me personazhe të fuqishëm, janë kërcënuar, por ka pasur dhe presione.”- tha Kraja.

I pyetur nga Euronews Albania nëse në rrjetën e SPAK do të bjerë ndonjë ‘peshk’ i madh gjatë kohës që ai është në krye të kësaj strukture, tha se po bëhen hetime shumë të rëndësishme.

Ai përmendi rastin e sotëm të marrjes të pandehur të 10 ish zyrtarëve të qarkut të Lezhës, përfshirë edhe ish kryetarin e bashkisë.

Kraja përfundon mandatin në 18 dhjetor ndërsa në 2 nëntor 2022 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave të tjera për këtë post.

E kur kanë mbetur vetëm pak ditë, ende nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për tu ulur në karrigen që do të lihet bosh nga zoti Kraja.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×