Studentët në Shqipëri do mund të përfitojnë një kredi pa kolateral dhe do mund të shlyejnë atë pas përfundimit të studimeve.
Kredia ka për qëllim mbulimin e kostove të jetesës si dhe tarifën e studimit, e cila përllogaritet një shumë në muaj rreth 40 mijë lekë të reja.
Jo të gjithë studentët kanë të drejtë të përfitojnë kredinë studentore. Ata duhet të përmbushin disa kritere, si shtetësia dhe vendbanimi, që duhet të jenë në Shqipëri. Studentët që kanë zgjedhur një degë prioritare, kanë rezultate të mira një vit më parë, qoftë maturë apo vit universitar si dhe sa më e vogël të jetë shuma e kredisë, aq më i avantazhuar është për të marrë atë.
“Detyrimi i shlyerjes së kredisë fillon pas tre vitesh kur janë të ciklit të parë, pas dy vitesh kur janë të ciklit të dytë dhe pas 5 vitesh për programet e integruara”, thotë Ledina Merkaj, drejtore e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë.
Jo të gjithë mund të marrin kredinë studentore. Ata studentë që janë përfitues të bursave janë të përjashtuar.
“Bursa në Shqipëri arrin në vlerën prej 100 mijë lekësh të vjetra dhe është e pamundur të lash kostot e jetesës në Tiranë. Nëse merr ndihme ekonomike apo bursë nuk përfiton dot”, shprehet Gevio Tabaku, Qëndresa Qytetare.
Për këta studentë është lënë në dorë të tyre nëse duan të përfitojnë kredinë apo të marrim bursën. Ata janë të lirë të heqin dorë, nëse kërkojnë mbulim nga kredia për kostot e jetesës.
Këstet e kredisë do të ndahen në dy pjesë brenda vitit dhe shlyeja e saj nis në përfundim të studimeve. Deri më tani kanë aplikuar 34 studentë, ku Universiteti i Tiranës ka numrin më të lartë të aplikimeve. Aplikimet mbyllen në 15 mars dhe po brenda këtij muaji aplikantët do të marrin përgjigje nëse janë përfitues.
LEXONI GJITHASHTU:
- 88 vite me Ismail Kadarenë/ Festë në shtëpinë muze, studentët nderojnë shkrimtarin
- Basha premtim të rinjve: Me PD-në, çdo qindarkë në arsim do jetë për studentët