English

Kreditorët, sa miliardë euro arrin borxhi publik i Shqipërisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga shuma prej 1.15 miliardë euro e mbledhur në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, pjesa më e madhe është ofruar në formën e huasë për Shqipërinë.

- Advertisement -

Rreth 500 milionë euro janë grante të drejtpërdrejta dhe afro 650 milionë të tjera kredi me interesa të buta. Kjo do të thotë se, pas kësaj konference borxhi publik i Shqipërisë do të pësojë një tjetër rritje.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, deri në shtator 2019, borxhi ynë publik ishte 9 miliardë euro. Ai ndahet në borxh publik të brendshëm dhe borxh të jashtëm. Më i madhi është borxhi i jashtëm.

Më shumë para borxh, u kemi institucioneve financiare ndërkombëtare, si Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit, një strukturë e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Ndërkombëtare të Zhvillimit, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim, e me radhë.

Sa i takon kreditorëve dypalësh, shtetit gjerman i kemi borxh 216 milionë euro, ndërsa Italisë 206 milion euro. Tek kreditoret privatë, kemi detyrimet e Eurobondit (shumica i blerë nga banka private) me 450 milionë euro).

Deri në shtator 2019, për nëntë muaj kemi paguar 200 milionë euro interes të borxhit publik. Në Konferencën e djeshme të Donatorëve në Bruksel, u angazhuan rreth 750 milionë euro hua të buta për rindërtimin dhe rimëkëmbjen nga tërmeti, të cilat do të rrisin borxhin tonë publik.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?