English

Kremlini: Nuk ka bazë për zgjatjen e marrëveshjes për drithëra

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Më 21 qershor, Kremlini ritheksoi qëndrimin se nuk ka “asnjë bazë” për zgjatjen e marrëveshjes së Detit të Zi për drithëra, duke thënë se marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara (OKB) nuk po zbatohej siç duhet.

- Advertisement -

Në një telefonatë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se OKB-ja ishte detyruar ta pranonte se “për fat të keq, ata nuk po arrijnë ta ushtrojnë ndikimin e nevojshëm te vendet e Perëndimit për ta përmbushur pjesën ruse të marrëveshjes”.

Ai i referohej një liste kërkesash të Rusisë, përfshirë heqjen e atyre që Moska thotë se janë pengesa për eksportin e drithit dhe plehrave të saj.

E negociuar në korrik të vitit të kaluar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, marrëveshja ka mundësuar një korridor të sigurt për dërgesat me drithëra ukrainase, që transportohen nga portet në Detin e Zi. Këto porte, paraprakisht, kishin qenë të bllokuara për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×