English

Kremtohet sot ‘Dita e Mësuesit’, 133 vjet më parë u hap Mësonjëtorja e parë shqipe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Shqipëri dhe në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, sot kremtohet 7 marsi, e njohur ndryshe si Dita e Mësuesit. Kjo datë shënon një ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e tyre të parë. Shkolla e parë shqipe u hap në Korçë më 7 mars 1887, kurse mësuesi dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

- Advertisement -

Hapja e shkollës shënoi një kapitull të ri në historinë e kombit shqiptar, pasi deri në marsin e 1887 mësimi i gjuhës shqipe zhvillohej në shtëpi private dhe në mënyrë të fshehtë.

Kjo shkollë qëndroi e hapur për 15 vjet me radhë, ndërsa drejtues të saj kanë qenë figura të spikatura të Rilindjes Shqiptare si; Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, Pandeli Sotiri. 

Objekti i shkollës së parë shqipe është  kthyer sot si një ndër pikat më të vizituara në Shqipëri. Shqiptarët nga të gjitha trojet udhëtojnë pa reshtur drejt Korçës, ndërsa kujtojnë dhe nderojnë sakrificën e të parëve që flijuan veten për të mbajtur gjallë identitetin e kombit shqiptar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?