English

Kreu disa vjedhje brenda një dite në Tiranë, arrestohet 47-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është identifikuar dhe arrestuar një 47-vjeçar në Tiranë, i cili tentoi të vidhte disa automjete brenda një dite.

- Advertisement -

Sipas informacioneve të ardhur nga policia, 47-vjeçari vodhi me thyerje produkte të ndryshme në një lokal, 1 automjet dhe tentoi të vidhte në 2 automjete të tjera që iu theu xhamat.

Policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë edhe automjetin e vjedhur. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar dhe në kallëzimin e një shtetasi, për vjedhje në lokalin e tij, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reaction”.

Si rezultat i operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi F.(Z.) T., 47 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 16.03.2025, ka vjedhur me thyerje produkte të ndryshme në lokalin e shtetasit L. H. dhe automjetin e këtij shtetasi, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 automjete të tjera të parkuara afër këtij lokali, të cilëve iu ka thyer xhamat.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e vjedhur nga 47-vjeçari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?