English

Kreu i OBSH-së i drejtohet Trump: Do të ketë më shumë trupa nëse e politizon COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar liderët që të mos e politizojnë pandeminë e coronavirusit në një kohë kur e gjithë bota duhet të bashkëpunojë.

- Advertisement -

Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus po reagonte ndaj komenteve të bëra nga Presidenti Donald Trump, i cili tha se po mendonte që të ndërpriste fondet për organizatën ndërkombëtare që po lufton kundër COVID-19.

Trump akuzoi OBSH-në se po fokusohej më tepër tek Kina. 

Gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, Dr Tedros apeloi që pandemia të mos politizohej duke e krahasuar si një lojë me zjarrin.

“Ju lutem të mos e ktheni në çështje politike këtë virus. Ai shfrytëzon diferencat që keni në rang kombëtar. Nëse doni të shfrytëzoheni dhe të keni më shumë trupa, atëherë bëjeni,” u mbrojt Dr Tedros ndaj pyetjeve që iu drejtuan për komentet e Presidentit të SHBA.

Ai i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Kinës që të punojnë së bashku.

“Nuk duhet të harxhojmë kohë duke fajësuar njëri-tjetrin. Ne na duhet kohë që të bashkohemi,” shtoi Tedros.

Ai gjithashtu mbrojti punën e organizatës ndërkombëtare, duke renditur disa prej punëve të kryera për të luftuar virusin si rritja e kapaciteteve të shteteve për t’u përgatitur e përgjigjur ndaj virusit, botime të ndryshme udhëzuese dhe informimi i publikut mbi virusin.

“Ne kemi bërë çdo gjë që është e mundur. Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë ditë e natë ashtu siç e kemi bërë deri tani … duam të mësojmë nga gabimet tona dhe të ecim përpara. Por tani për tani, fokusi duhet të jetë tek lufta ndaj virusit”.

Lexoni gjithashtu: 

Dita më fatale e SHBA, 1700 viktima nga COVID-19

Efektet e COVID-19 në SHBA, miliona qytetarë të papunë

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?