English

Kreu i OKB-së: Jemi në luftë, duhen ndihmuar vendet e varfra

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se bota është në luftë me një virus dhe i bëri thirrje udhëheqësve globalë të ofrojnë një përgjigje urgjente dhe të koordinuar ndaj pandemisë.

- Advertisement -

Guterres paralajmëron se për shkak të përhapjes së coronavirusit dhe masave drastike të marra, recensioni global është shumë afër, ndaj ka bërë thirrje për bashkëveprim.

“Ky është një moment që kërkon veprim të koordinuar, vendimtar dhe inovativ të politikave nga ekonomitë kryesore të botës. Ne jemi në një situatë të paparë  më parë dhe rregullat normale nuk zbatohen më. Një recesion global – mbase me dimensione rekord –ndoshta është shumë pranë. Kjo është mbi të gjitha një krizë humanitare ku duhet të tregohet solidaritet.

 Duke cilësuar se ne jemi në luftë me nje virus  sikundër janë shprehur edhe shumë liderë botëror ai u bëri thirrje kombeve më të pasura të jenë gati për të ndihmuar vendet më të varfra.

“Ne duhet të jemi absolutisht të fortë ti mbështesim sepse virusi po vjen tek ata dhe sistemet e tyre shëndetësore janë jashtëzakonisht të dobëta, kështu që ata kanë nevojë për mbështetje shumë të fortë nga bota e zhvilluar dhe nëse kjo mbështetje mohohet mund të kemi pasoja katastrofike,” nënvizoi Guterres , duke paralajmëruar se  miliona njerëz  mund të vdisnin.

Duke u ndakur tek  ekonomia globale, kreu i OKB nënvizoi se  likuiditeti i sistemit financiar duhet të garantohet dhe se bankat duhet të përdorin aftësinë e tyre për të mbështetur klientët.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?