English

Kreu i PD, Basha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, plan të ri ndihme financiare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka shprehur ngushëllim familjarëve dhe të afërmeve që kanë humbur të dashurit e tyre nga coronavirus. Në një deklaratë për mediat, z. Basha nga ana tjetër falënderoi qytetarët që kanë respektuar gjatë ditës së djeshme rregullat për të qëndruar në shtëpi.

- Advertisement -

“Kjo javë nis me një rritje të numrit të të infektuarve nga coronavirus dhe për fat të keq edhe të numrit të viktimave. Ju ofrojë ngushëllimet e mija të gjithë familjeve të viktimave dhe iu uroj nga zemra të gjithë ata që ndodhen në kushtet e infektimit dhe të shtrimit spitalor shërim sa më të shpejtë. Dua të falënderoj gjithsecilin prej jush që respektuat ditën e djeshme rregullat e vetë-izolimit”, deklaroi kreu i PD.

Ndërkohë, z. Basha i kërkoi qeverisë që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyre dhe të mbyllen bizneset që kanë numër të madh punëtorësh në ambiente të mbyllura. Gjithashtu për parandalimin e përhapjes masive të COVID-19, lideri i opozitës kërkoi që të hartohet dhe një plan i detajuar masazh me afate të mirë përcaktuara.

“Dua t’i bëj sot thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë . Dua, po kështu, t’I bëj thirrje qeverisë të urdhërojë menjëherë mbylljen e të gjithë bizneseve me dendësi të madhe punonjësish në ambjente të mbyllura, siç janë fasoneritë, call-centers apo të tjera fabrika prodhimi ku afërsia fizike e punonjësve përbën një rrezik të pashmangshëm për transmetimin e virusit dhe për kthimin e tyre në bartës dhe infektues përmes virozës”, tha z. Basha.

Kreu i PD gjithashtu kërkoi që qeveria të detajojë paketën e ndihmës financiar që shpalli pak ditë më parë, pavarësisht se e cilëson të pamjaftueshme, pasi sic tha ai një plan i ri për ndihmë të mjaftueshme ekonomike, është jetik.

“Të gjithë ata që do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi për shkak të mbylljes së biznesit apo për shkak të mbylljes së bizneseve, ku janë punëmarrës, duhet të marrin pagën e mjaftueshme për të vazhduar minimumin jetik në shtëpitë e tyre. Dhe kjo është një përgjegjësi shtetërore”, përfundoi deklarata e kreut të PD.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?