English

“Votim elektronik e Senat”, Basha: 100 ditë para zgjedhjeve, qeveri kujdestare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli Politik për reformën zgjedhore shtyu mbledhjen e sotme për ditën e hënë pasi Partia Demokratike kishte kërkuar më shumë kohë për të sjellë propozimet për administratën zgjedhore. Krahas kësaj, në rendin e ditës ishte edhe propozimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ku opozita parlamentare kishte paraqitur katër variante ku në thelb ishin listat e hapura.

- Advertisement -

Po për sistemin zgjedhor doli sot në një komunikim edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili publikoi 18 pikat e PD-së për reformën zgjedhore. Sa i takon sistemit zgjedhor, Basha nënvizoi se Parlamenti duhet të ndahet me dy dhoma, Kuvend dhe Senat me 140 anëtar në total.

“Sistemi duhet të mundësojë që të ketë ndarje dhe balancim të pushteteve, kontroll e transparencë, që pushteti të mos jetë i gjithi në një dorë. Prandaj unë kam propozuar ndryshime me ngritjen e një Senati. 40 anëtarët e senatit zgjidhet së bashku me 100 anëtarët e parlamentit. Qeveria nuk do të mundet më që të sjell vërdallë një Parlament pa dhëmbë pa dinjitet”, është shprehur z. Basha.

Një tjetër pikë që trajtoi kreu i PD-së në komunikimin e tij ishte edhe financimi i partive politike. Basha kërkoi që fushatat zgjedhore të financohen buxheti i shtetit në mënyrë që politikanët të jenë të varur nga taksapaguesit dhe jo nga bizneset.

“Ne propozojmë që në vend të kësaj, financimi i partive politike dhe i fushatave të bëhet nga buxheti i shtetit. Kështu politikanët nuk do të varen më nga biznesi për financime por nga njerëzit”, tha ai.

Kreu i PD-së foli dhe për shpërblim për ata që raportojnë për shitblerjen e votës dhe çdo krimi tjetër elektoral. Gjithashtu. z. Basha tha se do të propozohet ndryshim për mënyrën se si financohen fushatat elektorale dhe partitë politike. Gjithashtu, kreu i PD-së kërkon që në Shqipëri të vendoset një rregull sa i takon organizimit të zgjedhjeve. Për këtë, z. Basha tha se nevojitet që “derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, 100 ditë para zgjedhjeve shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lire”.

Këto propozime të Lulzim Bashës vijnë në një kohë kur afati për arritjen e një marrëveshjeje për reeformën zgjedhore po skadon.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?