Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është bërë publik nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Zonja Manastirliu thekson se gjendja shëndetësore e Bratajt është e stabilizuar dhe aktualisht ky i fundit ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e tij. Ministrja e Shëndetësisë i ka uruar shërim sa më të shpejtë kreut të Urgjencës Kombëtare, ndërsa thekson se kolegët e tij po e presin për të vijuar rezistencën kundër betejës së coronavirusit.
o”Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”, shkruan ministrja në “Facebook”.