English

Ekzekutoi vëlla dhe motër në Rrëshen, RENEA dhe Policia në ndjekje të autorit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Forcat RENEA dhe Policia kanë krehur gjatë natës disa zona për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë Fatmir Kolecaj, por deri tani nuk ka asnjë rezultat. Pasi qëlloi me breshëri për vdekje në pritë mbi ish-bashkëshorten Esmeralda dhe kunatin Vledison Filopati, 47-vjeçari u largua me shpejtësi në një zonë të pyllëzuar.

- Advertisement -

Për informacione të vlefshme që do të çojnë në kapjen e tij policia ka venë në dispozicion edhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh.

Por, ngjarja e së martës mbrëma mesa duket ka qenë një vrasje e paralajmëruar. Sipas një vendimi të gjykatës në Lezhë, autori është dënuar me vetëm 10 muaj burg për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje duke përfituar edhe uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas prokurorisë në atë kohë autori dyshuar për krimin e dyfishtë Kolecaj kishte dhunuar bashkëshorten me sende të forta dhe e kishte kërcënuar edhe me vrasje.

Më pas çifti u divorcua dhe dyshohet se konfliktet vijuan për kujdestarinë e 3 fëmijëve që kishin nga martesa disa vjeçare. Ngjarja kriminale u regjistrua në Kodër Rrëshen gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa hetimet aktualisht po vijojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?