English

“Krimi i korrupsionit,150 mln €”, Dumani: SPAK ka hetuar personazhet e paprekshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është mbajtur këtë të enjte Forumi Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën Kundër Korrupsionit, ku merr pjesë edhe  Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato,  Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani si dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

- Advertisement -

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani tha se sa i takon krimit të organizuar kanë pasur suksese me personazhe që më herët janë konsideruar të paprekshëm, ndërsa shton se goditja e pasurive kriminale dhe krimi i korrupsionit, shkon në 150 milionë euro.

“Krimi ka evoluar, ne na bie barra ti përshtatemi këtij niveli,  ne si SPAK jemi përpjekur qe te investojmë ne këtë aspekt, rezultatet janë te prekshme. SPAK mund te konsiderohet një strukture e konsoliduar

Bashkëpunimi ndërkombëtar prioritet tjetër i SPAK, është jetik. Kemi ndërtuar një partneritet shumë konstruktiv, në vendet e BE dhe Ballkanit Perëndimor, do te veçoja bashkëpunimin në rajon me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosovën

Rezultatet e SPAK, ne muajin dhjetor bëjmë 5 vite nga fillimi i funksionimit te tij, kemi dëshmuar se kemi kapacitete për ndjekjen penale pavarësisht profilit politik dhe publik.

Sa i takon krimit të organizuar kemi pasur rezultate, personazhe qe asnjëherë nuk ishte menduar se do te prekeshin. Jashtë fokusit te SPAK nuk ka mbetur as goditja e pasurive kriminale dhe krimi i korrupsionit, shkon në 150 milionë euro”,-tha Altin Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?