Kristiano Ronaldo do të transferohet te Borusia e Dortmundit. Ky ka qenë lajmi i bërë me dije nga “CBS Sports” në SHBA dhe që ka vënë në lëvizje të gjithë Gjermaninë.
Pyetjes nëse Ronaldo do të transferohet te Dortmundi ose jo, i është përgjigjur vetë shefi i klubit gjerman, Hans Joakim Vacke.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Vackeka është shprehur se e
“Unë e dua shumë këtë lojtar dhe ideja për të ardhur te Dortmundi më duket vërtet joshëse, sharmante. Ai është një nga lojtarët më të mirë që bota e futbollit ka pasur.
Do të ishte diçka e mrekullueshme të shihnim Kristiano Ronaldon të luante në ‘Signal Iduna Park’ me fanellën e Dortmundit. Thënë këto, mund të nënvizoj se ne nuk kemi pasur asnjëkontakt me të apo përfaqësuesin e tij”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU