English

Kriza demografike, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal: Rrezik për trazira sociale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ekspertët e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal kanë dhënë alarmin se plakja dhe tkurrja e popullsisë së rajonit të Ballkanit mund të ndikojë negativisht në stabilitetin ekonomik dhe të bëhet shkak për trazira sociale.

- Advertisement -

Kriza demografike, që ka përfshirë Shqipërinë dhe gjithë Rajonin e Ballkanit me tkurrjen e popullsisë si pasojë e emigracionit dhe uljes së lindjeve mund të bëhet shkak edhe për destabilitet të përgjithshëm.

Në këtë përfundim ka dalë Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në lidhje me çështjet e sigurisë në Rajon.

Sipas Barometrit të Ballkanit 2023, gjendja ekonomike dhe papunësia janë shqetësimet kryesore për qytetarët e Rajonit, me 47% dhe 32% e të anketuarve që i identifikojnë këto si problemet kryesore.

Por në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ikja e trurit është shfaqur si një nga çështjet më të rëndësishme përkatësisht 41% dhe 27% të të anketuarve që e kanë theksuar atë si një problem kritik, me rritje nga viti i kaluar.

Ekspertët e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal theksojnë se kjo tendencë, mund të lidhet me valët e reja të migracionit dhe një rritje e kërkesave për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal që koordinon Nismën e Berlinit vë në dukje se plakja e popullsisë kontribuon në një sfidë demografike, duke ndikuar negativisht tregjet e punës, produktivitetin ekonomik, dhe sistemet e mirëqenies sociale.

Ekspertët e sigurisë në Rajonë thonë se ikja e vazhdueshme e trurit dhe migrimi i fuqisë punëtore nga rajoni përfaqësojnë çështje urgjente që duhen zgjidhur, pasi mund të ndikojnë negativisht në stabilitetin ekonomik dhe më pas tronditin sigurinë në të gjithë rajonin.

Ata janë të mendimit se vështirësitë ekonomike mund të tensionojnë kohezionin social, të përkeqësojnë pabarazinë dhe të nxisin pakënaqësinë, duke çuar potencialisht në trazira sociale dhe jostabiliteti politik.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?