English

Kriza e COVID-19, Rama: Eksportet janë rritur me 18%

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri, Edi Rama duke iu referuar të dhënave më të fundit të Drejtorisë së Doganave, bën të ditur se gjatë muajit mars, pavarësisht masave kufizuese, eksportet e prodhimeve bujqësore janë rritur në krahasim me një vit më parë.

- Advertisement -

“Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasuar me marsin 2019. Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar”, shprehet kreu i qeverisë.

Sipas z. Rama, fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, pavarësisht masave kufizuese në zonat urbane të vendit.

“Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi – ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta”, përfundon Kryeministri.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?