English

Kriza e emigrantëve në Bosnje, kampet të mbipopulluara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Emigrantët që mundohen t’i shpëtojnë luftërave kanë gjetur strehë në Ballkan. Por kushtet ku jetojnë ata janë të rënda. I tillë është rasti i një grupi emigrantësh në një kamp në Bosnje, ku situata duket se po del nga kontrolli.

- Advertisement -

Një ish-impiant çeliku në afërsi të kufirit kroat shërben si strehë për qindra persona që i largohen luftës. Mes tyre është Ahmad, që ka udhëtuar 5 mijë km për të arritur këtu, menjëherë pasi u diplomua në gjimnazin e Kabulit dhjetorin e kaluar.

Ahmad është mes rreth 2 mijë njerëzve që nuk kanë gjetur një vend në kampet zyrtare të ngritura nga autoritetet boshnjake dhe kanë fjetur në ndërtesa ku dikur banonin njerëz që kanë përjetuar luftë.

“Për mua nuk është e vështirë t’i imagjinoj ato kushte, sepse në të tilla kushte kemi qenë vetë. Ishim në luftë, pam fëmijët të vdisnin dhe situata të këqija. Por kjo më jep forcë të ndihmojë ata që ndodhen në të njëjtën situatë. Duhet t’i ndihmojmë”, thotw Zlatan Kovacevic.

Zlatan dhe ekipi i tij në SOS Bihac kanë bërë një hartë se ku janë fshehur emigrantët dhe refugjatët në qytet dhe shkojnë atje për të ofruar ndihmë.

“Zoti e di. Unë mund t’i ndihmoj me 1 për qind. Jemi vetëm, na duhet më shumë ndihmë. Bëjmë sa mundemi”, shton ajo.

Por jo të gjithë mendojnë se Bosnja, një vend i vogël me një të kaluar të dhimbshme, mund t’i pranojë të huajt.

Virtualisht Bosnja nuk u prek nga kriza e emigracionit të vitit 2015, por tani është një nga rrugët kryesore për emigrantët që synojnë të arrijnë Europën. Vetëm vitin e kaluar këtu kanë kaluar rreth 30 mijë persona”, shprehet gazetarja, Anelise Borges.

Punëtorët humanitarë thonë se shifra në fjalë pritet të rritet këtë vit dhe me kampet aktuale përtej kapaciteteve, sfidat për të strehuar dhe mbrojtur njerëzit do të bëhet më e fortë.

“Gjëja më e vështirë është të gjesh akomodimin e duhur, të gjesh ndërtesa të tjera si shkolla të braktisura, apo çfarëdo qofshin, të paktën për t’i strehuar gjatë dimrit”, thotw Drazen Rozic, koordinator i operacioneve të emergjencës, IOM.

Por me të mbaruar dimri, rruga drejt Europës do të mbetet virtualisht e izoluar dhe pengesat për ata që do të duan ta arrijnë do të jenë të mëdha. Përgjatë rrugës, emigrantë dhe refugjatë mund të jenë në gjendje të mbështeten tek të huaj, plagët e të cilëve na kujtojnë se çfarë bëjnë luftërat.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?