English

Kriza e refugjatëve, Erdogan niset për në Bruksel

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, do të shkojë në Bruksel këtë të hënë për një vizitë pune, pas konfliktit që u krijua midis BE-së dhe Turqisë në lidhje me refugjatët.

- Advertisement -

Me mijëra u mblodhën në kufi, pasi Turqia tha javën e shkuar se nk do t’i pengonin më që të kalonin në territorin e BE-së.

Greqia dërgoi policinë në kufi dhe u përpoq të pengonte hyrjen e refugjatëve në vendin e tyre, si nga deti ashtu dhe nga toka.

Zyra e Erdoganit nuk e specifikoi se cilin do të takonte presidenti turk të hënën e 9 Marsit, por Brukseli është kryeqyteti i BE-së.

Njoftimi erdhi pak minuta pasi ministrat e jashtëm të BE-së u takuan në Kroaci, ku qortuan Turqinë për qëndrimin e mbajtur deri tani.

Europa është alarmuar nga vendimi i Erdoganit për të mos i penguar më refugjatët, në një kohë kur Turqia është duke streuar rreth 4 milionë të tillë.

Presidenti turk i ka kërkuar BE-së që të mbajë më shumë nga barra e refugjatëve, por BE-ja këmbëngul që Turqia duhet t’i bindet marrëveshjes së vitit 2016, ku Ankaraja zotohet të strehojë refugjatët në këmim të fondeve që shkojnë në miliarda dollarë.

Erdogani i tha kancelares Angela Merkel, në një bisedë telefonike të mbajtur këtë të premte, që marrëveshja Turqi-BE nuk po funksionon më dhe ka nevojë për modifikime.

Ministrat e Jashtëm të BE-së e pranuan që Turqisë i janë shtuar emigrantët të cilët po mban, por qortuan me forcë përdorimin që i ka bërë Ankaraja emigrantëve për të krijuar presion politik.

Autoritetet greke kanë larguar më shumë se 38 miijë refugjatë që u përpoqën të kalojnë kufijtë dhe arrestuan 268 prej tyre, kryesisht afganë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?