English

Kriza e refugjatëve, Greqia vazhdon përpjekjet për të kthyer mbrapsht emigrantët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërkohë që thellohet kriza e emigrantëve në kufirin mes Greqisë me Turqinë, krerët e Bashkimit Evropian kanë shprehur mbështetjen e tyre për Greqinë duke i kërkuar Turqisë të respektojë marrëveshjet. 

- Advertisement -

Me shqetësim janë përcjellë pamjet e përplasjeve mes autoriteteve greke dhe emigrantëve të ardhur nga vendet e luftës.

Të hënën është raportuar se një varkë është përmbysur duke sjellë vdekjen e një 6-vjecari, i cili ishte ndër 48 personat që gjendeshin në varkë. Ministria e Jashtme turke ka akuzuar se ushtarët grekë kanë vrarë dy emigrantë në kufirin turko-grek.

Nga ana e tyre, autoritetet greke deklarojnë se kanë kthyer mbrapsht 9 877 emigrantë në përpjekje për të kaluar kufirin. Kryeministri grek Micotakis, gjatë një ndalese në rajonin e Evros afër kufirit greko-turk, tha se Greqia nuk do lejojë të shantazhohet.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?