English

Kriza në Libi, OKB bën thirrje për ndërprerjen e ndërhyrjeve të jashtme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ghassan Salame, përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Libinë, u bëri thirrje vendeve të ndryshme që t’i japin fund ndërhyrjes në punët e brendshme të këtij vendi.

- Advertisement -

Në përfundim të një takimi me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit, Salame deklaroi për gazetarët se u kishte paraqitur një kërkesë të tillë përfaqësuesve të vendeve anëtare.

“Ka boll armë në Libi dhe nuk nevojiten armë të tjera. Ka boll mercenarë në Libi, ndaj boll dërguat mercenarë sikurse po bëhet tani, kur me qindra në mos mijëra po vijnë në vend. Ndaj ndërprisni çdo lloj ndërhyrjeje të huaj”, tha Ghassan Salame, i dërguari i OKB-së për Libinë.

Salame, që është gjithashtu shef i misionit mbështetës të OKB-së në Libi, tha më tej se pavarësisht situatës së vështirë janë bërë përpjekje për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare, për ofrimin e konsulencës politike dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ai shpreson se komuniteti ndërkombëtar do të japë mbështetje për stabilitetin e Libisë dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje mirëqenies së popullit libian.

Tensionet në Libi janë përshkallëzuar ndjeshëm së fundmi. Shpërthimi i konflikteve ushtarake në qytetin e Sirtes, vdekja e 30 personave në një atentat ndaj akademisë ushtarake dhe hyrja e trupave turke kanë komplikuar situatën në vendin e Lindjes së Mesme.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?