English

Kriza nga coronavirusi, bizneset kërkojnë lehtësim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Njëmijë euro do t’i shtohen si shpërblim mjekëve, infermierëve dhe vullnetarëve që po luftojnë me virusin COVID-19 nëpër sallat dhe korridoret e spitaleve në vend.  

- Advertisement -

Megjithatë, kryeministri nuk foli për bizneset private që duket se janë të shqetësuara me mbylljen e papritur dhe kërkojnë lehtësime ekonomike nga qeveria gjatë kësaj periudhe.

Unioni i dhomave të tregtisë dhe industrisë :Biznes Albania: dhe gjithë shoqatat e biznesit në Shqipëri i kanë disa kërkesa dhe propozime për qeverinë.

Ata thonë se është e domosdoshme ngrirja e pagesave të energjisë dhe ujit, të mos paguhet TVSH-ja dhe tatimet e tjera për 3 muaj.

Po ashtu, unioni, si masë lehtësuese kërkon që kreditë të mos paguhen, të suspendohen gjobat për këtë kohë dhe shteti të ndërhyjë në mospagesën e penalitetit dhe mbulimin rrogave të punëtoreve me fonde tjera.

Të gjitha këto propozime vlejnë vetëm për bizneset. Unioni këshillon gjithashtu qeverinë që  të kërkojë ndihmë dhe financim nga institucione ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banke Botërore dhe Komisioni Evropian, për të përballuar këtë situatë. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?