Edhe nëse kriza politike do të jetë jetëshkurtër, zgjedhja e një guvernatori me vota të së djathtës ekstreme në Thuringia pritet të ketë një ndikim afatgjatë në ekonominë më të madhe të Europës.
Thomas Kemmerich, i partisë së vogël pro-biznes Demokratët e Lirë (FDP), u zgjodh të mërkurën si guvernatori i shtetit lindor me mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Ai shpalli dorëheqjen vetëm një ditë pasi kancelarja Angela Merkel e quajti aleancën “të pafalshme” dhe kërkoi që rezultati i zgjedhjeve të përmbysej.
Por dorëheqja e tij nuk i jep fund ngërçit politik në Thuringia dhe afera do të vazhdojë të sjellë pasoja afatgjata në politikën gjermane.
Euronews i hedh një sy hapave të radhës për Thuringian dhe Gjermaninë pas ngjarjes që shkundi tabutë politike të vendit.
A janë të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme në Thuringia?
Eksperti i politikës gjermane, Rüdiger Wurzel, pedagog në Universitetin e Hullit, tha për Euronews se zgjedhjet e reja Thuringia janë rasti më i mundshëm edhe nëse partia e Merkelit do të ishte duke parë për alternative të tjera.
Kur ajo mblodhi udhëheqjen e CDU-së për të diskutuar për krizën të premten, liderja e partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, u bëri thirrje partive të qendrës së majtë që të prezantonin një kandidat “i cili nuk do të përçante shtetin”.
“Nëse nuk arrijmë të gjejmë një zgjidhje, zgjedhjet e reja janë të pashmangshme”, ka thënë Kramp-Karrenbauer.
Por sipas Wurzel, CDU-ja do të preferonte të shmangte zgjedhje të reja sepse do të ishin “humbësit më të mëdhenj” të zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas një sondazhi të publikuar gjatë të mërkurës, mbështetja e CDU-së mund të bjerë poshtë në Thuringia.
A do të ndikojë mbi partinë e Merkelit?
Ekspertët thonë se kriza ka sfiduar autoritetin e Annegret Kramp-Karrenbauer, pasardhësja e Merkel në postin drejtues të partisë, ndërkohë “duke dhënë përshtypjen se partia nga Berlini nuk ka ndikim në Thuringia”.
Kemmerich kishte mbështetjen e degës vendore të CDU-së, e cila injoroi rekomandimin nga Berlini për të mos mbështetur aleancën me të djathtës ekstreme.
Partia e Merkelit duhet tashmë të vendosë se kush do të garojë si pasardhësi i saj. “”Kramp-Karrenbauer duhet të dalë e pa lagur nga kjo situatë, nëse synon të bëhet kancelarja e ardhshme”, tha Wurzel për Euronews.
A do të përfitojë AfD-ja nga kjo ngjarje?
“AfD-ja në Thuringia, nën kryesimin e Björn Höckes është bërë shumë djathtë. Është një nga arsyet pse zgjedhja e kryeministrit në Thuringia me ndihmën e AfD-së ka tërhequr kaq shumë vëmendje në Gjermani,” thotë Wurzel.
Eksperti mendon se partia e ekstremit të djathtë do të përfitojë nga kjo situatë, të paktën në Thuringia.
Sipas Pautz, përfolja e partisë jo vetëm që nuk do ta dëmtojë AfD-në, por mund të nxisë më shumë mbështetësit e saj.
U zgjodh me votat e ekstremit të djathtë në Gjermani, jep dorëheqjen
Ditë e zezë për Gjermaninë, Merkel kritikon zgjedhjen e kryeministrit me votat e ekstremistëve