English

Kriza politike, juristi Dastid Pallaska: Kosova peng i egos së sëmurë të dy politikanëve të papërgjegjshëm si Kurti e Thaçi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Menjëherë pas përfundimit të konsultimeve me krerët e të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, pas shkarkimit të Qeverisë, presidenti Hashim Thaçi ka bërë lëvizjen e radhës. Përmes një letre ai i ka kërkuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të propozojë mandatarin e ri për formimin e Qeverisë. “Lëvizja Vetëvendosje, është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri, për të formuar Qeverinë”, shkruan në letrën e Thaçit drejtuar Kurtit.

- Advertisement -

Në një lidhje live nga Kosova me Ilva Now juristi Dastid Pallaska u shpreh se vendimi i presidentit në këtë rast diktohet nga faktorë të jashtëm dhe nuk kemi të bëjmë me ndonjë keqintepretim të kushtetutës.

Sipas tij, shkaktari i vetëm i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, që u votua me 2/3, është vetë Albin Kurti i cili ‘për një kapriço shkarkoi një nga figurat kryesore në LDK’.

“Thaçi është larg të qenët neutral në këtë situatë, ai është ushqimi kryesor i kryeministrit në ikje, Albin Kurti pa Thaçin nuk ekziston.

S’ka kauzë tjetër veç kundërshtimit të Thaçit. Kosova në mes të kësaj pandemie mbetet peng i egove të sëmura të dy politikanëve të papërgjegjshëm”, tha ai.

Por sipas juristit, fatmirësisht Kushtetuta e Kosovës është e qartë në këtë aspekt, çka nënkupton që presidenti nuk është i detyruar të shpërndajë Kuvendin dhe e ka mundësinë nëse ekziston vullneti politik të krijojë një shumicë politike.

“Është fatkeqësi e vendit që Hashim Thaçi nuk e shfrytëzon këtë dispozitë. I gjithë populli dhe globi është në luftë kundër pandemisë COVID-19, ndaj qeveria duhet të krijohet për të përballuar këtë sfidë. Qeverinë e re nuk e shoh si konvencionale.  Pres që partitë që mund të krijojë qevrinë e re të mund t’i përgjigjen krizës. Skenari për qeverinë e re ende nuk është aktual, sepse së pari radha i takon Kurtit.

Afati kohor për përgjigje nuk është i përcaktuar. Presidenti duhet t’i japë kohë të mjaftueshme kryeministrit në ikje që të krijojë qeverinë, e cila jo domosdoshmërisht do të udhëhiqej prej tij apo nga njerëz afër tij”, tha ai.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?