English

Krizë e dyfishtë në Kosovë, Kuvendi mblidhet sot për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me katër vota pro dhe dy kundër, kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar mbajtjen e seancës për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, sot në ora 11. Seanca do të mbahet në sallën kryesore të Kuvendit, pavarësisht se mund të ketë shkelje të rekomandimit për ruajtje të distancës për mbrojtje nga COVID-19.

- Advertisement -

Me të dalë nga kryesia, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, konfirmoi se vota e saj, dhe e nënkryetares Arbërie Nagavci, ishin kundër seancës dhe se do jetë edhe kundër mocionit. Kjo seancë është e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është edhe partner në koalicionin qeverisës.

Kundër qëndrimit të partisë së saj, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të votojnë kundër rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Ajo po ashtu theksoi se mbështet deklaratën e ambasadave të QUINTit për unitet dhe ruajtje të integritetit dhe funksionalitetit të qeverisë. E para e Kuvendit theksoi se në rast se rrëzohet qeveria, ajo duhet të mbetet në detyrë deri në zgjedhjet e reja, duke kundërshtuar çfarëdo qeverie teknike, pasi sipas saj, do të ishte qeveri pa legjitimitet.

Ndërsa thirrjen e Presidentit, Hashim Thaçi, për mosrespektim të vendimit të qeverisë për kufizim të lëvizjes, që në mëngjes u plotësua me thirrjen për të mos dalë nga shtëpitë, kryeparlamentarja Osmani e vlerësoi si të paprecedentë dhe të rrezikshme.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?