English

Krizë institucionale në Poloni, opozita përplaset me qeverinë e re për drejtësinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Polonia është përfshirë nga një krizë institucionale.

- Advertisement -

Një tjetër protestë u mbajt përpara zyrës së Prokurorit Kombëtar në Poloni, e organizuar nga partia në ikje Ligj dhe Drejtësi.

Ish-partia në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, akuzon qeverinë pro-evropiane të Donald Tusk për marrjen me forcë të institucioneve të drejtësisë, akuzë kjo që hidhet poshtë nga ekzekutivi.

Sipas kryetarit të saj, Jaroslaw Kaczynski, ka pasur përpjekje për marrjen nën kontroll të zyrës nga ministri i ri i Drejtësisë, që nuk respekton ligjet kushtetuese.

“Duke u bazuar tek parimi i forcës u mor nën kontroll televizioni publik i Polonisë. Më pas ishte një përpjekje për të përmbysur po me anë të forcës Prokurorin Kombëtar. Në anën tjetër shohim një përpjekje të marrë për t’u mohuar mandatet dy ligjvënësve që ishin falur nga presidenti. Ju bëj thirrje ta mbikëqyrni me vëmendje atë që po bën qeveria ‘liberale’ e Donald Tusk, pasi paligjshmëria, tirania dhe autoritarizmi po marrin dhenë në Poloni”, tha Arkadiusz Mularczyk, nga Partia Ligj dhe Drejtësi.

Koalicioni në pushtet ka një qëndrim tërësisht ndryshe dhe përgjigjja ndaj alarmit të opozitës është e qartë.

“Unë kam një mesazh për zotin Kaczynski, që vendosi të flasë sot pa respektuar procedurat, se Kushtetuta në vend sapo ka hyrë në fuqi”, tha Szymon Holoënia, kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit polak.

Ministri i Drejtësisë, përgjegjës për ndryshimet në fushën e jurisprudencës, i konsideron ato të nevojshme për të depolitizuar funksionimin e institucioneve ligjzbatuese.

“Mendoj se debatet për “dyzimin” e rolit janë pa vend, pasi ka një prokuror të përgjithshëm. Të gjitha vendimet që unë marr janë të analizuara dhe në përputhje me ligjin. Do të bëj gjithçka për t’u siguruar që zyra e prokurorit publik t’i shërbejë qytetarit, në mënyrë që dosjet e çështjeve të ndryshme politike të mos fshihen nëpër rafte apo dollapë. Do të sigurohem që zyra e prokurorit publik të punojë në respekt të sundimit të ligjit”, tha Adam Bodnar, ministër i Drejtësisë dhe Prokuror i Përgjithshëm i Polonisë.

Kaosi në hapësirën e informacionit është i lartë dhe publiku, politikisht i ndarë, shpesh herë humbet në interpretimin e akteve ligjore që politikanët propagandojnë.

Debatet ligjore mes partisë që po lë pushtetin dhe qeverisë aktuale prekin shumë akte ligjore, institucione publike dhe poste dhe kjo betejë nuk pritet të përfundojë së shpejti…

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?