English

Kroacia dhe Austria konfirmojnë rastet e para me coronavirus

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kroacia ka njoftuar rastin e parë  të coronavirusit në vendin e tyre.

- Advertisement -

Pacienti ndodhet spitalin e kryeqytetit, Zagreb, dhe lajmi është konfirmuar nga kryeministri i vendit, Andrej Plenkoviç, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

“Pacienti ndodhet te klinika e sëmundjeve infektive në Zagreb”, deklaroi kryeministri kroat.

“Është një person në moshë të re dhe i ka simptomat në fazë më të butë. Është izoluar dhe tani ndodhet në gjendje të mirë”, pohoi Plenkoviç në konferencën për shtyp.

Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros, tha se pacienti kishte qenë në Milano në datat 19 dhe 21 shkurt.

Ndërkohë, dhe Austria ka raportuar dy rastet e para të Coronavirusit.

Të infektuarit ndodhen në zonën e Tyrolit, në kufi me Italinë e Veriut, ku numri i të prekurve vazhdon të jetë i lartë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?