Kroacia ka shprehur mbështetjen e saj për të zhbllokuar bisedimet në union për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, proces i bllokuar në tetor të vitit 2019.
Këtë detyrë Zagrebi është shprehur se do ta kryejë gjatë kryesimit të presidencës së BE-së, detyrë të cilën e mori nga data 1 janar e këtij viti.
Për të shënuar simbolikisht nisjen e Presidencës, gjatë këtyre dy ditëve në Zagreb do të jetë e pranishme presidentja e Komisionit Europian Ursula Vond der Leyen dhe të tjerë komisionerë europianë.
Në fund të takimit Von der Leyen do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Andrej Plenkovic.
Kryeministri kroat ka premtuar se do të ndihmojë në procesin e zgjerimit të unionit dhe se në samitin e majit që zhvillohet në Zagreb do të paraqesë një rezolutë kushtuar hapjes se negociatave per anëtarësim të Tiranës dhe Shkupit në familjen europiane.