English

Kroçera “Monet” në Durrës, 50 turistë britanikë vizitojnë qytetin bregdetar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure në portin e Durrësit me kroçerën “Monet”. Kjo është hera e dytë për këtë vit, që anija luksoze vjen në qytetin bregdetar dhe ishte pikërisht ajo që më datë 5 maj hapi sezonin e kroçierave në portin më të madh në vend.

- Advertisement -

Mbërritja herët e këtyre mjeteve lundruese luksoze është një ogur i mirë për këtë sektor të turizmit, por numri i prekjeve të brigjeve shqiptare prej tyre është i ulët.

Arsyen përse e tregon, kapiteni Tauland Allka.

 “Këto kroçera që vijnë në vitin 2024 i kanë bërë prenotimet që në vitin 2021, që ishte një vit pandemik, prandaj kemi këto shifra sot.”

 “Presim në ditët në vijim deri në fund të sezonit 10 kroçera të tjera, të cilat vijnë me numër më të madh pasagjerësh.”

 “Janë kroçera që rikthehen, që e kanë bërë portin e Durrësit stacion të përhershëm, por edhe linja të reja të cilat do t’i presim në ditët në vijim.”

Lajmi i mirë është, se përmes tyre Durrësi po arrin turizmin elitar.

 “Vitet e fundit porti i Durrësit po pret kroçera të cilat nuk kanë një numër të lartë pasagjerësh, pra turizëm mase, por kanë turizëm cilësor. Pra, vijnë kroçera që kanë 500 persona ekuipazh dhe numrin e pasagjerëve e kanë tek 300. Niveli i luksit në bord sa vjen e rritet, pra po shkojmë drejt turizmit elitar.”

Gjatë ditës, turistët që mbërrijnë në vendin tonë përmes këtyre kroçierave luksoze vizitojnë qendrat muzeale, arkeologjike dhe historike në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Krujës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?