English

Kryebashkiakja e Parisit mban premtimin, zhytet në lumin Senë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo ka mbajtur premtimin për tu zhytur në lumin Senë. Kjo vjen si pasojë e shqetësimeve në rritje për nivelin e papastërtisë në lumin ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike.

- Advertisement -

Me të u bashkua shefi i Komitetit Olimpik Francez, Tony Estanguet dhe guvernatori i rajonit të Parisit.

“Noti ishte i mrekullueshëm, uji ishte i mrekullueshëm, pak i ftohtë por jo shumë”, tha Hidalgo. “Të bësh Senën të notueshëm për banorët do të jetë një trashëgimi e rëndësishme e lojërave.”

Ky premtim lidhet me një plan investimi të udhëhequr nga vetë kryebashkiakja për pastrimin e lumit, i cili do të kushtojë 1,4 miliardë euro. Sipas rezultateve testimi i ujit tregoi se lumi kishte nivele të pranueshmë bakteresh.

Edhe pse noti në lumë është ndaluar që prej vitit 1923, Franca do të zhvillojë aty dy ngjarje olimpike, triathlon dhe notin maratonë , të cilat janë planifikuar të zhvillohen Senë së bashku me ceremoninë e hapjes.

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?