English

Kryebashkiaku i Torontos jep dorëheqjen për shkak lidhjes intime me një këshilltare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Bashkisë së Torontos, John Tory, 68 vjeç dha dorëheqjen menjëherë pasi gazeta “Toronto Star” shkroi të premten për marrëdhënien e tij intime me një këshilltare shumë më të re. Në deklaratën në të cilën ai njoftoi dorëheqjen e tij, Tori pranoi se ishte në një lidhje me një këshilltare 31-vjeçare dhe se gruaja në fjalë nuk punon më në administratën e qytetit, raportoi Reuters.

- Advertisement -

“Më vjen shumë keq dhe u kërkoj falje pa rezerva qytetarëve të Torontos dhe të gjithë atyre që u prekën nga veprimet e mia”, tha Tory, duke kërkuar falje, “në radhë të parë” për gruan e tij Barb dhe familjen që, siç e pranon ai, ka zhgënjyer më shumë se kushdo tjetër”.

Tory tha se marrëdhënia e tij filloi gjatë pandemisë COVID-19 dhe “përfundoi me pëlqim të ndërsjellë në fillim të këtij viti”.

“Më vjen thellësisht keq që duhet të largohem nga puna që dua në një qytet që e dua edhe më shumë. Besoj se është më mirë t’i përkushtohem plotësisht punës së nevojshme për të riparuar marrëdhëniet më të rëndësishme familjare”, shkroi Tori në një deklaratë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?