English

Kryediplomati hungarez: Do të votojmë kundër rezolutës për Srebrenicën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Hungaria do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën, tha sot në Budapest ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë Peter Szijarto.

- Advertisement -

Në konferencën për shtyp, pas takimit me presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik, Szijarto theksoi se rezoluta me dashje apo padashje siç tha ai “demonizon gjithë popullin serb për tragjedinë në Srebrenicë”.

“Bosnja dhe Hercegovina ka bërë hapa seriozë në rrugën e integrimit evropian. Në mars, u vendos që të fillojë procesi i negociatave për anëtarësimin në BE. Është e rëndësishme që të gjitha entitetet dhe popujt në Bosnjë të japin kontributin e tyre”, tha Sijarto, raportojnë mediat serbe.

Sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të shqyrtohet rezoluta për Srebrenicën është caktuar për 23 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?