English

Kryemadhi: Djegia e mandateve gjëja e duhur. Marrëveshja jo kokë më kokë, garanci prania e të pakënaqurve të PD

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në studion e Ilva Now deklaroi se nuk ka asnjë pendesë për djegien e mandateve, duke e cilësuar këtë gjënë më të mirë në momentin që opozita ishte e përçarë.

- Advertisement -

Sipas saj, marrëveshja e arritur dje mes mazhorancës dhe opozitës për reformë zgjedhore nuk ka asnjë të krahasuar me atë të 17 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Kryemadhi tha se marrëveshja për reformën zgjedhore nuk është më kokë më kokë, dhe prania e të pakënaqurve të PD, përmes znj. Rudina Hajdari është garanci për transparencë.

“Është gjëja më e mirë djegia e mandateve. Marrëveshje e 17 majit mes Ramës dhe Bashës ishte e dakordësuar me 2 ambasadorë të huaj ishte për një qeveri të pajtimi kombëtare për hir të negociatave. Këtë radhë ka rregulla të reja loje, gjithçka do jetë transparente.

Nuk është më kokë më kokë, është edhe pjesa e të pakënaqurve të PD, që përfaqësohen nga zonja Hajdari”, tha ajo.

Znj. Kryemadhi u shpreh se forca politike që ajo drejton është për sistemin zgjedhor proporcional rajonal me lista të hapura, e vetmja mënyrë sipas saj për të përfaqësuar në parlament shqiptarët në të gjitha qarqet e vendit, jo vetën në Tiranë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?