English

Kryemadhi: Reforma zgjedhore i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, Rama do largohet me votë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në studion e Ilva Now, në Euronews Albania foli rreth marrëveshjes më të fundit mes opozitës dhe mazhorancës për reformën zgjedhore dhe aksionin opozitar pas kësaj lëvizjeje, e cila sipas saj do të finalizohet me zgjedhje te parakohshme.

- Advertisement -

Për znj. Kryemadhi, ky nuk është një rikthim i opozitës në parlament, por një hap për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme. Kryetarja e LSI e cilësoi këshillin politik të dalë nga marrëveshja një detyrë të opozitës për të plotësuar 9 pikat që Bundestagu i ka vënë Shqipërisë për hapjen e negociatave

“Nuk u kthyem, ne jemi aty ku ishim, erdhi parlamenti tek tryeza jonë. Momenti i dakordësisë ka të bëjë me përmbushjen përfundimtare të reformës.

Një nga pikat kryesore të Bundestagut është edhe miratimi dhe implementimi i  reformës zgjedhore. Në 9 pikat e Bundestagut, opozita ka detyrimin të japë dakordësinë.

Kjo reformë është hapi i parë për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhje të parakohshme është kërkesë e Bundestagut”, – tha znj.Kryemadhi.

Sipas saj opozita ka qenë e gatshme për të votuar reformën zgjedhore kohë më parë, po nuk ka pasur dakordësi për këtë gjë nga mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama, i cili sipas kryetares së LSI ka bërë çmos për ta shtyrë atë.

“Opozita ka qenë e gatshme që në nëntor, seanca e fundit plenare para Vitit të Ri duhet të mbyllej me miratimin e kësaj reforme.

Rama shtyu gjendjen e emergjencës vetëm që të mos e votonte. Nëse edhe pas miratimit të reformës nuk mbahen zgjedhjet, vazhdon hapi i dytë i opozitës, por edhe i ndërkombëtarëve.

Rama do largohet me votë dhe ne nuk kemi thënë se do vijmë në pushtet me dhunë. Millosheviç u rrëzua me votë”, – tha kryetarja e LSI.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?