English

Kurti kërkon shkarkimin e presidentit Thaçi pas marrëveshjes sekrete të vitit 2013 për veriun e Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Duke publikuar një letërkëmbim sekret të vitit 2013, ndërmjet, atëkohë kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, përmes letërkëmbimit sekret, Thaçi i kishte kaluar NATO-s të drejtën absolute të ‘vetos’ mbi misionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit, për një periudhë pa afat.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, z. Kurti lajmëroi se mbrëmjen e djeshme ka dërguar një letër tek kryeparlamentarja Vjosa Osmani, presidenti Hashim Thaçi dhe tek kryeprokurori Aleksandër Lumezi.

Në takimin e 19 prillit 2013 në Bruksel nuk u arrit një marrëveshje, siç u bë publike vetëm ajo mes Thaçit dhe Daçiç, por pati dhe një marrëveshje të dytë për dakordimin paraprak nga KFOR përpara se FSK të mund të shkonin në veri të Kosovës, deklaroi Kurti.

Kryeministri aktual i Kosovës tha se është shumë e rëndësishme të kuptohet se kush e ka kërkuar diçka të tillë.

“Nuk besojmë se Brukseli e ka kërkuar një zotim të tillë të ish-kryeministrit, mund ta ketë kërkuar Serbia,” hodhi dyshime Kurti, ndërsa shtoi se kjo do të shqyrtohet.

Kur është ratifikuar marrëveshja Thaçi-Daçiç në kuvendin e Kosovës më 27 qershor 2013, deputetët nuk e kanë ditur se kanë qenë dy marrëveshje, por kishin vetëm njohuri për një prej tyre, tha Kurti. 

Ky veprim i Thaçit me marrëveshjen sekrete, sipas kryeministrit ka implikime kushtetuese lidhur me bartjen e sovranitetit dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kurti ka bashkëngjitur edhe opinionin e zyrës së tij, i cili nxjerrë përfundimin se ka bazë të mjaftueshme ligjore për të nisur procedurat kushtetuese për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi.

Ky letërkëmbim i 19 prillit 2013, të cilës kryeministria i referohet si marrëveshje, përkon me kohën e nënshkrimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, një pjesë të konsiderueshme e së cilës, ishte vlerësuar si anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Letërkëmbimi

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?