English

Kryeministri Albin Kurti nis spastrimet, shkarkohen 14 konsuj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas shkarkimit të bordit të Telekomit të Kosovës, Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se do të vazhdojë edhe me shkarkime të tjera.

- Advertisement -

Ai foli gjatë një vizite në minierën e Trepçës në Stantërg ku takoi minatorët e pakënaqur që po protestonin e të cilët poashtu kërkuan shkarkimin e bordit pasi sipas tyre është bërë shkelje në konkurs, duke punësuar familjarë.

“Më 3 shkurt është ndërruar vetëm qeveria, nuk janë ndërruar bordet dhe as menaxhmentet. Ne këtë nuk mund ta bëjmë për një ditë dhe as për një javë, por nuk do të ndalemi. Sepse nuk mjafton që në Republikën e Kosovës i vetmi pushtet që ndërrohet të jetë qeveria, por duhet të ndërrohen edhe pushtetet tjera”, tha Kurti.

Edhe ministri i Financave, Besnik Bislimi ka deklaruar se kjo qeveri synon luftimin e bordeve, siç i quajti ai inkompetente të ndërmarrjeve publike.

“Kemi si një rrezik potencial performancën e keqe të ndërmarrjeve publike. Me masat që do të ndërmarrim, ne synojmë uljen e nepotizmit, por edhe luftimin e bordeve in-kompetente mbikëqyrëse. Mendojmë se ndërmarrjet publike nga një barrë për buxhetin mund të shndërrohen në një instrument që promovon rritjen ekonomike në vend”- Besnik Bislimi, ministër i Financave në qeverinë e Kosovës.

Në anën tjetër edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca dje ka shfuqizuar vendimet e emërimeve të 14 konsujve në ambasada të ndryshme të Kosovës në botë. Sipas Konjufcës, këto emërime nga qeveria paraprake ishin të kundërligjshme.  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?