English

Kryeministri australian: Bota drejt pandemisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri australian është nga të parët udhëheqës botërorë që e quajti situatën e coronavirusit një prag pandemie, edhe pse rastet në Kinë sa vijnë e po ulen.

- Advertisement -

“Janë të gjitha shenjat që bota është duke hyrë në pandemi”, tha kryeministri Skot Morrison, teksa Kranberra nisi të vërë në zbatim planin për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Morrison tha se Australia po i merr të gjitha masat për të pasur ilaçet dhe pajisjet e duhura të mbrojtjes, dhe po organizon një plan bashkëpunimi midis ministrive.

Edhe pse numri i rasteve në Kinë ka rënë, Morrison thotë se përhapja nëpër Europë, Azi dhe Amerikë i shton edhe më shumë gjasat për një pandemi.

Megjithatë, ai e pranoi se ende nuk është koha që të ndalohen grumbullimet në publik, si ndeshjet e futbollit e evenimente të tjera.

Kryeministri australian është i pari që e pranon që kërcënimi i virusit është i madh, përtej mundësive që ka bota për ta frenuar.

Coronavirusi COVID-19 ka infektuar më shumë se 80 mijë pesona nëpër botë dhe ka vrarë gati 2800, shumica dërrmuese në Kinë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?