English

Kryeministri britanik mirëpret konservatorët e rinj në parlament

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri britanik Boris Johnson ka mirëpritur 109 koservatorët e rinj në Parlament ditën e hënë, duke i premtuar se do të përmbushë premtimet e tij elektorale në lidhje me implementimin e Brexit dhe rritjes së fondeve për shërbimin shëndetësor shtetëror.

- Advertisement -

Pasi siguroi mazhorancën në zgjedhjet e javës së kaluar, Johnson do kërkojë mbështetjen e parlamentit për përshpejtimin e procedurave në lidhje me marrëveshjen e largimit nga Bashkimi Evropian si dhe do të rrisë buxhetin për sektorin e shëndetit, arsimit dhe rendin.

Kryeministri i cili fitoi shumë mbështetës tradicionalë nga opozita Laburiste në Anglinë veriore dhe qendrore, ka deklaruar se do të drejtojë një “qeveri të popullit” dhe se do të rrisë besimin e publikut në implementimin e Brexit.

Qeveria do të sjellë Marrëveshjen e Largimit në Parlament ditën e premte, por megjithatë mbetet ende e paqartë nëse votimi do të mbahet pasi pritet një dakordërsi nga kryetari i ri i dhomës së ulët.

Sidoqoftë, me një mazhorancë kaq të lartë, mendohet se Johnson do ta kalojë votimin me sukses brenda afatit të parashikuar.

Pas më shumë se 3 vitesh debat mbi Brexit, Johnson po përpiqet që me shpejtësi të bashkojë një shtet dhe akoma mbeten pikëpyetje nëse Britania duhet ta lërë Bashkimin Evropian.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?