English

Kryeministri Edi Rama flet për triumf të afërt të shqiptarëve mbi COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë disa foto nga tregu i Kombinatit në Tiranë, i cili sipas tij, ndryshe nga java e kaluar sot është kthyer në një model të vetëdijes qytetare, ku njerëzit po respektojnë distancën fizike falë masave të aplikuara nga autoritetet.

- Advertisement -

Shefi i qeverisë thekson se ky model dhe kjo sjelljeje strikte e qytetarëve, ka vetëm një fund dhe ai është triumfi i afërt i shqiptarëve mbi pandeminë globale të COVID-19.

“Ja që s’është punë fashe orare, po thjesht çështje durimi e rregulli. Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë.Kështu ka vetëm një fund kjo luftë: fitoren e afërt të shqiptarëve”,shkruan Rama.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se po mendohet të zgjerohet fasha orare, ku qytetarët të lëvizin që të mund të kryejnë nevojat e tyre të domosdoshme. Sipas tij, shtetrrethimi i plotë do të përfundojë këtë fundjavë, ndërsa ditët në vazhdim masat shtrënguese do të lehtësohen.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?