English

Kryeministri Edi Rama nga Moska kërkon që Serbia të njohë Kosovën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Moskë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Në konferencën e përbashkët për mediat me diplomatin e Kremlinit, kreu i ekzekutivit shqiptar u ndal tek konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës si dhe tek marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama nga Moska tha se synon të zgjidhë konfliktet në Ukrainë, duke e cilësuar këtë si një çështje primare për Shqipërinë gjatë kryesimit të OSBE-së.

- Advertisement -

 “Si kryesi shqiptare, kemi vendosur në themel të 2020-ës nevojën për të bërë një dallim për njerëzit, pasi marrëveshjet dhe formulat janë të pranishme për t’u diskutuar dhe zbatuar, njerëzve iu duhet të jetojnë, ju duhet të jetojnë ditë pas dite, ju duhet të kalojnë natë pas nate dhe ajo çfarë kam parë me sytë e mi në zonën e konfliktit ishte asgjë më pak se sa ndjesia sikur ishte në setin e një filmi të madh hollivudian për apokalipsin. Kriza në Ukrainë dhe përreth saj, ashtu siç e shohim ne është sfida më e ngutshme e sigurisë në Evropë dhe zgjidhja e kësaj krize është përparësi kryesore e kryesisë sonë”-tha Rama.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar tha se Serbia duhet të njohë Kosovën, ndërsa shtoi faktin se ky veprim do t’u shërbente pa përjashtim të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe vetë Serbisë.

“Gjithashtu gjatë fjalës së hyrjes, ndoshta të gjatë timen duke thënë se është shumë i qartë se cili është pozicioni ynë si Shqipëri, si kryeministër, ne jemi anëtarë krenar të NATO dhe  një aleat krenar i SHBA dhe Bashkimit Europian. Ne qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për çështje, që ministri përmendi si sanksionet, por në të njëjtën kohë dua të them se është shumë e qartë për  ne  si  kryesi e OSBE, ne jemi përpjekur dhe do përpiqemi deri në fund, të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, sepse ne këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Por, siç e përmendi ministri, dua ta theksoj se: që opozita e qeverisë shqiptare dhe e imja është shumë e qartë:  sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën aq më mirë do të jetë për të gjithë, dhe  sigurisht për vetë aq Serbinë”, deklaroi Rama.

Ministri Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se vendi i tij do të nxisë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por shtoi se kjo çështje duhet të zgjidhet sipas konventave ndërkombëtare.

“Ne do të pranojmë çdo zgjidhje që është e pranueshme e  që arrihet mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne e promovojmë këtë dialog, por për fat të keq, kolegët tanë nga BE-ja, të cilët kanë vendosur të jenë ndërmjetës dhe kanë arritur disa rezultate, nuk kanë arritur ta sigurojnë zbatimin e këtyre marrëveshjeve, megjithatë këmbëngul që kjo çështje do të zgjidhet në bazë të marrëveshjeve që janë arritur dhe asaj që është miratuar nga Kombet e Bashkuara”, theksoi mes tjerash Lavrov.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?