English

Kryeministri Edi Rama nxjerr urdhër të ri për qarkullimin në rrugë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka lajmëruar sërish masa të reja për lëvizjen e mjeteve, duke filluar nga kjo e hënë. Sipas një konsultimi të bërë me kabinetin e tij në distancë, shefi i ekzekutivit bën me dije se automjetet e atyre që lëvizin për punë mund të qarkullojnë deri në orën 8 të mëngjesit, por edhe në një orar tjetër i cili përkon me orën 16:00 deri në 17:00 pasdites, kohë kjo kur parashikohet që qytetarët të kthehen në shtëpi.
 
“Të gjithë ata që ditën e hënë dhe në vijim do të jenë të angazhuar për punë, në sektorin publik apo privat, do të mund të qarkullojnë me automjete vetëm deri në orën 08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16.00 deri në orën 17.00 të pasdites. Qarkullimi i automjeteve që nuk janë pjesë e shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të domosdoshme lëvizjen, do të jetë e ndaluar rreptësisht për çdo automjet tjetër jashtë fashave të lejuara për vajtja/ardhje në punë”, thuhet mes tjerash në postimin e Ramës.
 
Shefi i qeverisë nuk harron të citojë masat ndëshkuese për ata që thyejnë rregullin në fjalë. Sipas tij, shkelësit do të ndëshkohen me heqjen e patentës për tre vjet dhe me sekuestrim automjeti.

- Advertisement -

“Shkelja e regjimit të qarkullimit të imponuar nga kushtet e luftës me armikun e padukshëm që kërkon pengje në familjet tona, do të ndëshkohet me heqjen e patentës së drejtimit per 3 vjet dhe sekuestrimin e automjetit!”, shkruan  Rama.

Për të përballuar përhapjen e mëtejshme të COVID-19, qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë kufijtë me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Italinë dhe Greqinë.
 
 
 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?