English

Kryeministri Edi Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe për rindërtimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë një vizite në Abu Dhabi, një nga vendet më të pasura të Emirateve të Bashkuara Arabe, Kryeministri Rama është takuar ditën e djeshme me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.

- Advertisement -

Me anë të një videoje në “Facebook”, Rama bën me dije se ky takim kishte temë Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve në Bruksel, për tërmetin që goditi vendin më 26 nëntor.

“Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – Me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, enkas për Rindërtimin dhe Konferencën Donatorëve në Bruksel”-shkroi Rama  në “Facebook” .

Konferenca e Donatorëve në Bruksel do të zhvillohet më 17 shkurt ku pritet të mblidhen fonde për rindërtimin pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, që u shoqërua me 51 viktima.

Pak ditë më parë u publikua fatura përfundimtare e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Sipas përllogaritjeve të strukturave shtetërore, të ndihmuara edhe nga ekspertë të huaj rezulton se fatura e dëmeve shkon në shifrën e 985 milionë eurove, ndërsa nevoja për rimëkëmbjen shkon përtej vlerës 1 miliard euro.

Shefi i qeverisë shqiptare ka zhvilluar një sërë takimesh për këtë çështje, ku është shprehur optimist se Shqipëria  gjatë Konferencës së Donatorëve do të mbledhë një shumë të konsiderueshme monetare për rindërtimin e zonave të shkatërruar nga tërmeti i vitit që shkoi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?